Rreth nesh

Banner Image

Misioni ynë

S-ProCosmetics u krijua për t’i sjellë salloneve në tregun shqiptar markat më të mirënjohura në mbarë botën për përkujdesin ndaj flokut. Kësisoj konsumatorit shqiptar do t’i ofrohen produkte dhe shërbime të cilësisë më të lartë. 

Në zemër të biznesit tonë është edukimi dhe suporti i salloneve me koncepte dhe teknika novatore, në mënyrë që çdo stilist profesionist të ketë mundësinë për të shfrytëzuar më së miri potencialin e tij si dhe të zhvillojë maksimalisht biznesin në sallon.

Sekreti i suksesit tonë

Produkte me cilësi të lartë

Ne kemi zgjedhur të ofrojmë vetëm produktet më cilësore. Produktet e përzgjedhura nga S-ProCosmetics ndajnë të njëjtat standarde dhe filozofi me biznesin tonë – asnjë kompromis mbi cilësinë. 

Krahas cilësisë së produkteve për shërbim në sallon, S-ProCosmetics ofron edhe më shumë

Ne mbështesim sallonet edhe me hapësira të mirë dizenjuara për rishitje. Gjatë viteve që operojmë në tregun shqiptar, ndihet dukshëm ndikimi pozitiv që këto hapësira kanë patur në zhvillimin e biznesit të salloneve.