Na kontaktoni
![Banner Image](http://spc.al/cdn/shop/files/951_1.jpg?v=1713915154&width=2000)
Na shkruani
Me qëllim ruajtjen e higjienës dhe sigurisë, S-ProCosmetics nuk pranon të bëjë shkëmbime ose rimbursime, përveç rasteve kur produkti ka ardhur i dëmtuar ose i gabuar.
Në rast se porosia arrin e dëmtuar në çfarëdo mënyre, blerësi lutet të dërgojë e-mail brenda 2 ditëve nga marrja e porosisë në info@spc.al duke përfshirë numrin e porosisë dhe një foto të gjendjes së artikullit.
S-ProCosmetics i trajton këto rast pas rasti, duke u përpjekur maksimalisht për gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme.
Politikat tona të dërgesave në Shqipëri janë si mëposhtë:
- Dërgesa brenda Tiranës është 200ALL.
- Dërgesa jashtë Tiranës është 300ALL.
- Porositë dorëzohen brenda 48 orëve (ditë pune) në Tiranë
- Porositë jashtë Tiranës dorëzohen brenda 72 orëve (ditë pune)
S-ProCosmetics NUK mban përgjegjësi për informacionin e pasaktë të dhënë nga blerësi në kryerjen e porosisë. Nëse një artikull dërgohet në një adresë të pasaktë për shkak të gabimit të porositësit, S-ProCosmetics NUK eshtë e detyruar të ridërgojë artikullin në një adresë alternative me shpenzimet e veta. Në rastet kur posta kthen pas porosinë e blerësit për shkak të mungesës së disponibilitetit të porositësit, për ridërgimin e porosisë kosto e dërgeses do aplikohet 2 herë.
S-ProCosmetics ruan të drejtën e anulimit të porosisë apo llogarisë së klientit nëse konstatohen shkelje apo keqpërdorime me shërbimin e ofruar.
Çmimet e aplikueshme në blerje janë ato të publikuara në www.www.spc.al në ditën dhe orën që do të kryhet blerja. Çmimet janë të detajuara për secilin artikull dhe kanë të përfshirë dhe TVSH.
Vlera e kostos së transportit do t’i shtohet vlerës totale dhe blerësit do informohen në mënyrë të detajuar në momentin e kryerjes së porosisë.
Pagesa do të bëhet në fund të mbylljes së procesit të blerjes. Aktualisht S-ProCosmetics mundëson vetëm pagesën Cash pas dorëzimit të produktit.
Disponueshmëria e artikujve që do të shfaqet për bleresin në Www.spc.ali korrespondon gjendjes në magazinë të një dite më parë nga ajo kur klienti po kontrollon produktin dhe për këtë arsye S-ProCosmetics nuk garanton disponueshmërinë e plotë në çdo moment të artikujve të publikuar. Në rast mungese të disponueshmërisë së artikullit, S-ProCosmetics merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.
S-ProCosmetics ruan të drejtën e modifikimit në çdo kohë të termave e kushteve të përgjithshme për blerjen online, apo të ndërpresë shitjen nëpërmjet tij, por kjo do të bëhet pa dëmtuar në asnjë mënyrë porositë që janë në proces faturimi, paketimi apo dorëzimi.
Të nderuar vizitorë, duke përdorur faqen tonë online, ju pranoni automatikisht politikat tona të privatësisë që janë si vijon:
S-ProCosmetics rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale të blerësve të saj me qëllim përmirësimin e eksperiencës së blerjes dhe marrëdhënieve me klientët.
Kompania mbledh direkt nga blerësi në momentin e përfundimit të porosisë të dhënat e mëposhtme: Emër, Mbiemër, Adresa, Qyteti, Telefon celular dhe Email.
Qëllimet për të cilat S-ProCosmetics do të përpunojë të dhënat e blerësve janë si më poshtë:
- Përmirësimi i eksperiencës së blerjes.
- Procesimi i porosisë së kryer online ku përfshihen njoftimet me e-mail ose sms text për të informuar mbi statusin e porosisë
- Pranimi, kthimet apo ndërrimet e artikujve.
- Kontaktimi nësë ka probleme logjistike me porosinë.
- Njoftimi mbi produktet e reja dhe ofertat e përgjithshme nëpermjet newsletters ose SMS
Procesi i përpunimit të të dhënave personale realizohet duke siguruar konfidencialitetin e tyre. Kompania dhe bashkëpunëtorët e saj përdorin masat e duhura teknike dhe organizative të sigurisë, ndjekin rregullat dhe procedurat e nevojshme për të mbrojtur të dhënat personale të blerësit nga çdo qasje e paautorizuar, keqpërdorim apo dhe çdo formë tjetër e përpunimit të paligjshëm
Të dhënat personale të blerësve do të përpunohen nga vetë S-ProCosmetics e cila merr masa për mbrojtjen e të dhënave personale të blerësit bazuar në dispozitat/kufijtë specifikë në lidhje me përpunuesit e të dhënave personale të Ligjit Shqiptar nr. . 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.
Për të gjitha qëllimet e përmendura më lart blerësi mund të ushtrojë në çdo kohë të drejtën për t‘i korrigjuar dhe/ ose fshirë të dhënat e tij personale, duke kontaktuar Shërbimin e Klientit të kompanisë përmes kanaleve të mëposhtme të kontaktit:
Tel: +355 69 60 67 539
E-mail: info@spc.al