K18 Leave-in Molecular Hair Repair Mask Professional 150 ml

K18 Leave-in Molecular Hair Repair Mask Professional 150 ml

Lek 9,500 Ulje Kurseni
Format 150ml

Një maskë trajtuese që nuk shpëlahet dhe vepron në nivel molekular për të zhbërë dëmtimet e flokëve në vetëm 4 minuta.

K18PEPTIDE™ është klinikisht provuar për të riparuar dëmtimet nga dekoloruesi, boja, shërbimet kimike dhe nxehtësia* – me rezultate të menjëhershme dhe të qëndrueshme për të rikthyer forcën, butësinë, lëmueshmërinë dhe elasticitetin e flokëve.

Riparon dëmet e shkaktuara nga: Dekoloruesi, boja, nxehtësia, shërbimet kimike

 K18PEPTIDE™ është një peptid i zhvilluar nga bioteknologjia që imiton strukturën e flokëve për të zhbërë dëmtimet duke rilidhur zinxhirët polipeptidë dhe lidhjet disulfide të thyera gjatë procesit të dekolorimit, bojës dhe shërbimeve kimike + nxehtësisë*.

Formula me pH të optimizuar (5.0-6.0) ndihmon në minimizimin e fryrjes së kutikulave dhe e vendos proteinën e flokëve në gjendjen e saj më elastike.

Formati i produktit është i lehtë dhe i përshtatshëm për të gjitha tipet e flokëve, duke ofruar përfitime të zbutjes dhe shkoklavitjes së flokëve të ngatërruar.

Produkt i sigurt për ngjyrën.

Nuk testohet në kafshë. 

Lani flokët me shampo, mos përdorni balsam. Tampononi flokët me peshqir. Aplikoni 1-3 pompa të maskës riparuese molekulare pashpëlarje, duke filluar nga majat dhe duke punuar deri te rrënjët. Prisni 4 minuta. Mos shpëlani. Krehini dhe stiloni si zakonisht.

Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni:
Bëni pastrimin e thellë të flokëve nëse përdorni shumë produkte. Aplikoni maskën në flokë të pastër dhe të lagur. Prisni 4 minuta përpara se të krihni ose stiloni. Mos përdorni balsam para aplikimit të K18 (mund ta përdorni pas 4 minutave, por shumica nuk kanë nevojë për të). Mos e shpëlani maskën.

Brand K18

Benefitet

  • Flokë të lyer
  • Kujdesi ndaj flokut biond
  • Më shumë volum
  • Më tepër hidratim
  • Më tepër shkëlqim
  • Riparim dhe forcë
  • Kontroll i elektrizimit
  • Gjallërim i kaçurrelave