PRO K18 Spraj Chelator PROFESIONAL
Trajtim inovativ për heqjen e mineraleve dhe metaleve, që aplikohet me spraj dhe pa përzierje, është vërtetuar klinikisht se redukton 7 lloje të grumbullimit të metaleve dhe mineraleve*, duke ofruar ngjyrë më të gjallë dhe të njëtrajtshme, elasticitet dhe shkëlqim të rikthyer, si dhe efektivitet të përmirësuar të produkteve.
Projektuar për profesionistët me kohë të limituar – Pa përzierje. Pa shpëlarje shtesë. Punon në vetëm 4 minuta.
100% e stilistëve* bien dakord se trajtimi i flokëve me Chelator PEPTIDE PREP™:
✔ Siguron shërbime optimale kimike si dhe ngjyrë më të qëndrueshme
✔ Ofron mbulim më të njëtrajtshëm dhe të qëndrueshëm të ngjyrës
✔ Lë flokët e dekoloruar më të shndritshëm
Si funksionon:
Kokteji i Chelation-it: Një përzierje unike e 5 chelatorëve me një gamë tërheqjeje për metale është vërtetuar klinikisht se redukton 7 nga metalet dhe mineralet më të zakonshme në flokë: kalcium, magnez, bakër, zink, nikel, kadmium, plumb.
Peptidi Antioksidant: Peptidi ynë antioksidant bllokon reaktorët oksidues dhe neutralizon metalet në flokë për mbrojtje të dyfishtë kundër dëmtimit reaktiv.
Përfitimet kryesore: Heq grumbullimin e mineraleve dhe metaleve në vetëm 4 minuta. Pa përzierje dhe pa nevojë për shpëlarje shtesë. Rregullon flokët për shërbime optimale kimike. – Ndihmon për të parandaluar reagimet kimike të papritura. Rindërton gjallërinë e ngjyrës – Heq njollat nga reagimet e mineraleve dhe metaleve, duke zbuluar ngjyrën e vërtetë para dhe ndërmjet shërbimeve kimike. Rikthen teksturën natyrale dhe elasticitetin – Nxjerr edhe depozitat më të vështira të mineraleve që shkaktojnë grumbullim dhe rëndojnë flokët.
Përmirësues i riparimit – Flokët e pastruara nga mineralet dhe metalet lejojnë që shërbimi K18REPAIR™ të funksionojë më mirë.
Përdorimi: Si të përdoret përpara një shërbimi kimik: Tundeni mirë përpara përdorimit. Kthejeni në pozicionin "on". Ndani flokët e thatë në 4 seksione dhe aplikoni 6-10 spërkatje të Chalator PEPTIDE PREP™ për çdo seksion. Prisni 4 minuta.
Vazhdoni me sprajin profesional Mist K18 për riparim molekular të flokëve. Prisni 4 minuta. Mos e shpëlani.
Kryeni shërbimet kimike dhe procesoni si zakonisht.
Lani flokët me Shampo Detox PEPTIDE PREP™. Mos përdorni balsam.
Thajini me peshqir dhe aplikoni maskën profesionale K18 për riparim molekular të flokëve. Prisni 4 minuta. Mos e shpëlani.
Aplikoni vajin K18 për riparim molekular të flokëve. Prisni 4 minuta, pastaj stiloni flokët si zakonisht. Aplikoni vajin K18 për riparim molekular të flokëve në përfundim për më teër shkëlim.
Si të përdoret përpara një prerjeje ose stilimi me tharëse: Tundeni mirë përpara përdorimit. Kthejeni në pozicionin "on". Ndani flokët e thatë në 4 seksione dhe aplikoni 6-10 spërkatje të Chelator PEPTIDE PREP™ për çdo seksion. Prisni 4 minuta.
Lani flokët me Shampo Detox PEPTIDE PREP™. Mos përdorni balsam.
Thajini me peshqir dhe aplikoni sprajin profesional Mist K18 për riparim molekular të flokëve. Prisni 4 minuta. Mos e shpëlani.
Aplikoni maskën profesionale K18 për riparim molekular të flokëve. Prisni 4 minuta. Mos e shpëlani.
Aplikoni vajin K18 për riparim molekular të flokëve. Prisni 4 minuta, pastaj vijoni me prerjen ose stilimin e flokëve si zakonisht. Aplikoni vajin K18 për riparim molekular të flokëve në përfundim për më tepër shkëlqim.
Brand K18
Benefitet